Maqedoni: Anulohen udhëtimet për 8 Mars, humbje të mundshme për agjencitë

Maqedonia

Maqedoni: Anulohen udhëtimet për 8 Mars, humbje të mundshme për agjencitë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Coronavirusi i detyroi një pjesë të madhe të agjencive turistike t’i anulojnë udhëtimet e planifikuara për 8 Mars, pasi Italia u bë vatër e re e sëmundjes. Anulime ka edhe nga vetë agjencitë.

“Falkon travel” i njoftoi udhëtarët e tyre se i anulon të gjitha udhëtimet për 8 Mars për arsye të sigurisë. Paratë e paguara për udhëtimin do t’u kthehen qytetarëve ose do të mund t’i shfrytëzojnë për ndonjë udhëtim tjetër në termine tjera.

Edhe nga “Nehar travel” i anuluan udhëtimet e planifikuara për 8 Mars nga aspekti moral dhe i sigurisë.

Një pjesë e agjencive me të cilat ka kontaktuar AIM thonë se njerëzit në parim shumë lehtë ndjejnë frikë dhe menjëherë reagojnë në situata të tilla, ashtu që arsyeja për udhëtim është frika dhe përmbajtja tek shumica e qytetarëve që të udhëtojnë drejt këtyre destinacioneve.

Anulimi i shumë aranzhmaneve të caktuara natyrisht do të shkaktojë implikime financiare ndaj punës së agjencive turistike. Prej atje theksojnë se ofruesit e shërbimeve si kompanitë ajrore dhe hotelet do të tregojnë sens nëse situata bëhet alarmante.

Përderisa vazhdon trendi i përhapjes së coronavirusit, një pjesë e agjencive mendojnë se kjo mund të reflektojë edhe ndaj sezonit të ardhshëm.

Dje edhe Qeveria apeloi të anulohen të gjitha udhëtimet e planifikuara nga ana e institucioneve shtetërore. Nga fundjava, Italia u bë vatër e re e coronavirusit.

Janë mbyllur 11 qytete në veri të Italisë, ndërsa tani më edhe Kroacia i konfirmoi dy rastet e para të coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat