Trafiku në Maqedoni nëpër rrugë të lagështa, në vendet më të larta ka mbetje të borës

Maqedonia

Trafiku në Maqedoni nëpër rrugë të lagështa, në vendet më të larta ka mbetje të borës

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në vendet më të larta ka mbetje të borës, informojnë nga Lidhja auto-moto.

Reshje të borës vërehen edhe në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strugë dhe në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë. Në Krushevë dhe në qafën malore Bukovë ka reshje të shiut dhe borës. Në pjesët tjera të vendit, rrugët janë kryesisht në thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat