Mickoski: Të pakta janë mundësitë për koalicion me parti shqiptare

Maqedonia

Mickoski: Të pakta janë mundësitë për koalicion me parti shqiptare

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:02
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka folur në lidhje me zgjedhje e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Ai tha se janë të vogla mundësitë që të ketë koalicion parazgjedhor me partitë shqiptare, ndërsa shtoi se pjesë e koalicionit të partisë së tij do të jenë ata parti që kanë qenë.

Mickoski u pyet edhe për protestat, ndërsa tha se pushtet frikësohet nga protestat dhe e përdorin coronavirusin si arsye.

“Më të lumtur do të ishin në LSDM, që ta përdorin coronavirusin si burim që OBRM-PDUKM të mos e mobilizojë popullin dhe mendoj se ata janë lutur që të përhapet virusi edhe tek ne, në mënyrë që të mos dalim në rrugë me popullin dhe të protestojmë”, tha Mickoski.

Ndërsa i pyetur në lidhje me duelin televiziv me Zaevin, ai tha se është i përgatitur dhe e ndjek me vëmendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat