Kluge: S’ka vend për panik, vetëm pesë përqind e të sëmurëve nga coronavirusi janë në gjendje kritike

Maqedonia

Kluge: S’ka vend për panik, vetëm pesë përqind e të sëmurëve nga coronavirusi janë në gjendje kritike

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:17
Hans Klube

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH), Hans Klube i cili është për vizitë në Maqedoni, në intervistë për AIM, tha se “s’ka nevojë për panik. Unë si specialist i sëmundjeve infektive kuptoj plotësisht shqetësimin e njerëzve për shëndetin e tyre dhe shëndetin e familjeve të tyre”.

“Virusi është i ri, për këtë shkak kemi qasje serioze. Por, duhet të cekim se sot kemi 81.1000 raste, ku 97% janë prej Kinës, ndërsa tre përqindëshit tjetër jashtë Kinës, në 47 vende”, thotë Kluge.

Sipas tij, nga pesë pacientë, çdo i katërti apo 80% shëndoshen në mënyrë të suksesshme, te 15% ka simptome më serioze dhe vetëm pesë përqind janë në gjendje kritike.

“Vdekja nga gripi sezonal është më e vogël, po të mos harrojmë se çdo vit, 60.000 deri 70.000 vdesin nga gripi sezonal për të cilin kemi vaksinë dhe ka efikasitet të madh. Mesazhi im është i qartë, s’ka vend për panik”, tha Kluge.

Ai vlerësoi pozitivisht autoritetet e vendit në menaxhimin me coronavirusin.

“I uroj autoritetet, për shkak se Maqedonia e Veriut bëri vlerësimin e kapaciteteve nëse ka resurse të mjaftrushme njerëzore dhe infrastrukturore, para se të paraqitet rasti i parë në vend”, tha mes tjerash, Kluge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat