Joveski: Me Ligjin për Prokurorinë Publike eliminohen ndikimet politike

Maqedonia

Joveski: Me Ligjin për Prokurorinë Publike eliminohen ndikimet politike

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 11:10
Ljubomir Joveski

“Me Ligjin e ri për Prokurori Publike, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka shtrirje më ndryshe në kuadër të rrjetit të prokurorisë publike, si në pjesën e pavarësisë së saj financiare, ashtu edhe në pjesën e veprimit në lëndët. Kështu që prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të marrë lëndë nga kompetenca e tij pa pajtueshmërinë e prokurorit publik që drejton këtë prokurori publike”.

Këtë në një intervistë për AIM e ka thënë kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski. Ai thotë se se janë eliminuar ndikimet politike në përzgjedhjen e prokurori që do të drejtojë këtë prokurori publike, meqë me Ligjin e ri janë parashikuar zgjedhje që këtë prokuror ta zgjedhin prokurorët publik në zgjedhje të drejtpërdrejta.

Sipas Joveskit, shtrirja e këtillë e kësaj prokurorie është garanci e mjaftueshme se do të mund të përballet me sukses me veprat e rënda penale dhe korrupsionin.

I pyetur për qëndrimin e opozitës rreth ligjit për PP-në, Joveski tha se ligji bën një organizim të Prokurorisë Publike, në mënyrë që ta ngritë në nivel të organit profesional dhe joselektiv.

Joveski tha se ky ligj nuk është miratuar që të sjellë amnisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat