Zaev: Koalicioni LSDM – Besa do të jetë fitues më 12 prill

Maqedonia

Zaev: Koalicioni LSDM – Besa do të jetë fitues më 12 prill

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 13:42
Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ka folur sërish në lidhje me koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen Besa.

I pyetur për kritikat dhe reagimet pas këtij koalicioni, Zaev tha se ky koalicion do të jetë fitues në zgjedhjet e 12 prillit.

“Këto komente kërkojnë vëmendje, ky moment i ri, në fakt vetëm se mund të përforcoj votën e qytetarëve. Për ne në radhë të parë janë qytetarët, më pas vijnë përkatësitë, etnike e politike. Mund të lëvdohemi dhe të themi se jemi krenar për atë që arritëm me Lëvizjen Besa, megjithatë qytetarët vendosin në zgjedhje. Unë porosis BDI-në, që të mos gënjej vetveten sepse koalicioni LSDM-BESA do të jenë fitues të zgjedhjeve. Ndërkohë që edhe në njësinë e 6 zgjedhore ne do jemi fitues”, tha Zaev.

Ndërsa sa i përket kritikave të Kasamit ndaj tij, ai tha se është sulmuar edhe kur bëri koalicion me BDI-në.

“Kritikat e Kasamit ndaj meje dhe ndaj subjektit të cilin e udhëheqë unë, LSDM-në ka qenë sigurisht i barabartë ose njësoj nga frustrimi i një numri të madh të qytetarëve shqiptarë që kanë pasur ndaj LSDM-së, të cilët thonë pse e morët BDI-në në koalicion, pse po e lejoni kështu BDI-në edhe pse të njëjtët qytetarë tanë se pa BDI-në nuk mund të bëhet qeveria. Në fund, Kasami ka qenë opozitar, nëse nuk ka kritikuar njeriun e parë të pushtetit ekzekutiv, atëherë çfarë opozite do ishte”, tha mes tjerash Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat