Dezinfektim dhe pastrim i përgjithshëm në shkollat e Tetovës

Maqedonia

Dezinfektim dhe pastrim i përgjithshëm në shkollat e Tetovës

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Po ndërmerren aktivitete intensive dhe masa parandaluese në shkollat dhe çerdhet e Tetovës me qëllim që të ulet rreziku nga gripi  sezonal dhe nga virusi i ri corona.

“Gjatë fundjavës kryejmë pastrim të përgjithshëm dhe dezinfektimi. Përveç këtyre masave në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore  gjatë javës do të nisim edhe me ligjërata për nxënësit”, thotë Ahmet Qazzii, udhëheqës i sektorit.

Sipas tij, qëllimi është që të njoftohen nxënësit se si të mbrohen dhe si të veprojnë për të parandaluar sëmundjet e viruseve, posaçërisht coronavirusi.

Në Tetovë ka gjashtë shkolla të mesme dhe 12 shkolla fillore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat