Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për rastin “Llascarca”

Maqedonia

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për rastin “Llascarca”

Më: 5 mars 2020 Në ora: 18:43
Llascarca

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për rastin “Llascarca”. Në seancën e sotme, avokatët e të pandehurve i parashtronin pyetje ekspertit të ndërtimit.

Pyetjet ishin kryesisht të natyrës teknike, për standardet maqedonase dhe evropiane në lidhje me gardhet e autostradës Tetovë – Shkup dhe mirëmbajtjen e tij që nga projektimi në 1998. Eksperti ndërtimor tha që gardhi nuk ka qenë e vendosur në mënyrë përkatëse për t’i bërë ballë një peshe të një autobusi dhe kështu të shmangej përmbysja e autobusit.

Një problem shtesë për aksidentin ishte shpejtësia me të cilën po udhëtonte autobusi i Durmo-Tours. Nga ana tjetër, eksperti nuk ishte dakord me mbrojtjen se duhet të ketë një gardh betoni në çdo vend të pasigurt.

Pas marrjes në pyetje të ekspertit, prokuroria do të vazhdojë të paraqesë prova. Në një aksident të rëndë në Llaskarcë një vit më parë, 16 persona humbën jetën dhe 37 të tjerë morën lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat