Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohet një person

Maqedonia

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohet një person

Më: 6 mars 2020 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Një njëzetë e shtatë vjeçar nga Bërvenica e Tetovës është lënduar pasdite pasi me automjetin e tij kishte dalë nga aksi rrugor në autostradën Shkup-Tetovë.

“Rreth orës 17:00 në autostradën Shkup-Tetovë, tek pika pagesore doli nga rruga automjeti i markës ‘Pezho 207’ me targa të Tetovës. Deri tek aksidenti erdhi kur shoferi B.B. (27) nga Bërvenica e humbi kontrollin dhe doli nga rruga”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Shoferi ishte vetë në automjet dhe është dërguar në spitalin e Tetovës, ku i janë konstatuar lëndime të lehta trupore. Inspektim ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat