Arsovski: LSDM në zgjedhje shkon me kuadro të vjetra

Maqedonia

Arsovski: LSDM në zgjedhje shkon me kuadro të vjetra

Më: 9 mars 2020 Në ora: 15:37
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se “LSDM në zgjedhje shkon me kuadro të harxhuara”.

“A ka kuadro më të harxhuara se Zoran Zaevi dhe Radmilla Sheqerinska që janë sinonim për disfatat më të mëdha zgjedhore që i kanë shkaktuar LSDM-së si parti politike”, shprehet Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Zaev dhe Sheqerinska krahas disfatave që ia kanë shkaktuar LSDM-së ata njihen si dyshe që, sipas tij, njihen si sinonim për krim dhe korrupsion.

“Zoran Zaev po ikën nga ballafaqimi me Mickoskin, dhe po i ikën përgjigjes së pyetjes nëse kur do t’i humb zgjedhjet do të japë dorëheqje dhe do të largohet nga skena politike”, thotë Arsovski.

Ai shton se Zaev frikësohet për shkak se do t’i humb zgjedhjet dhe se pas zgjedhjeve ai do të duhet të përgjigjet penalisht për aferat e tij kriminale.

“LSDM nuk ndryshon me kuadro të vjetra dhe të kompromentuar. Zaev dhe Sheqerinska janë mbetjet e fundit të tranzicionit që do të mposhten në zgjedhjet e 12 prillit. Vota për Zaevin, vota për Sheqerinskën është votë për krimin”, tha mes tjerash Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat