Qeveria e Maqedonisë i rekomandon PTHP-së që urgjentisht të procedojë për rastet që kanë të bëjnë me rekomandimet për coronavirusin

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë i rekomandon PTHP-së që urgjentisht të procedojë për rastet që kanë të bëjnë me rekomandimet për coronavirusin

Më: 15 mars 2020 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Qeveria rekomandoi që Prokuroria Publike të ndërmarrë procedura urgjente dhe prioritare për rastet që lidhen me vendimet dhe masat për parandalimin e coronavirusit.

Përveç konkluzioneve dhe rekomandimeve të seancës së 19-të, Qeveria rekomandon që Prokuroria Publike të japë udhëzime dhe rekomandime për veprime urgjente dhe prioritare të të gjitha zyrave të prokurorisë publike në shtet në procedurat e procesuara nga institucionet kompetente në lidhje me vendimet, masat dhe rekomandime nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe institucione të tjera përkatëse shtetërore.

Qeveria po ashtu rekomandon që të gjithë punëdhënësit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht çdo menaxher në institucione, në varësi të llojit të punës dhe mundësive, të organizojnë punën dhe mënyrën e punës së të punësuarve duke punuar nga shtëpia, pa e prishur rregullt dhe funksionimi normal i institucionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat