Qytetarët e Maqedonisë do të marrin SMS porosi falas me informacione rreth gjendjes me coronavirusin

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë do të marrin SMS porosi falas me informacione rreth gjendjes me coronavirusin

Më: 15 mars 2020 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Qytetarët do të marrin SMS porosi falas me informacion në lidhje me gjendjen dhe aktualitetin me coronavirusin, informoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Të gjitha mesazhet që marrin nga rrjetet e telekomit janë të vlefshme dhe informojnë për situatën dhe aktualitetet që ne i konsiderojmë si një mekanizëm të mirë për të informuar qytetarët për coronavirusin”, sqaroi Ministri Filipçe.

Ministri Filipçe gjithashtu theksoi se të gjitha qendrat tregtare janë mbyllur përveç marketeve, barnatoreve dhe dyqaneve ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat