Ambasadori spanjoll dorëzoi në Departamentin Shtetëror ratifikimin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Ambasadori spanjoll dorëzoi në Departamentin Shtetëror ratifikimin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 20 mars 2020 Në ora: 10:00
Ilustrim

Ambasadori i Spanjës në SHBA, Santiago Kabanas, mbrëmë në Departamentin Shtetëror u takua me zëvendës-sekretarin Shtetëror të SHBA-ve, Phelip Reeker dhe dorëzoi dokumentin origjinal të ratifikimit të Protokollit aderues për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Dokumenti këtë javë u votua në Senatin e Spanjës dhe poashtu u nënshkrua nga Mbreti i Spanjës, Felipe Shesti.

Tani Departamenti Shtetëror duhet t’i njoftojë aleatët se të gjitha vendet anëtare të NATO-s kanë deponuar ratifikimin në Zyrën për marrëveshjet ndërkombëtare. Që kur të merr letër nga sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, të njëjtën duhet ta bëjë edhe Maqedonia, me çka vendi zyrtarish anëtarësohet në NATO.

Ndryshe, Maqedonia pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës bëri që Greqia të heqë dorë nga vetoja e tyre dhe hapi dyert për anëtarësim në NATO dhe BE./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat