AUV e Maqedonisë për pesë ditë ka kryer 174 kontrolle - Bota Sot
AUV e Maqedonisë për pesë ditë ka kryer 174 kontrolle

Maqedonia

AUV e Maqedonisë për pesë ditë ka kryer 174 kontrolle

Më: 21 mars 2020 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Operatorët e ushqimit i respektojnë kërkesat e përgjithshme të higjienës gjatë manipulimit me ushqim dhe nuk ka përjashtime në pikëpamje të zbatimit të masave të përcaktuara parandaluese dhe mbrojtëse nga na e Qeverisë. Këtë e konstatuan inspektorët e ushqimit dhe veterinerët zyrtarë të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, të cilët nga data 16 e këtij muaji zbatojnë kontrolle të përforcuara të inspektimit, si pjesë e masave për përballje me koronavirusin në vend.

Siç tha për AIM-n, drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Atanasov, për pesë ditë janë kryer 174 inspektime të jashtëzakonshme në dyqane, markete, hiper-markete që shesin ushqime, mishtore, objekte hotelierike dhe restorante, të cilët kryejnë përgatitje dhe shitje në mënyrë alternative të ushqimit – me dërgesë nëpër shtëpi ose me tërheqje të porosive jashtë objekteve hotelierike përmes një stende apo pike, siç rekomandohet nga Qeveria.

“Me 22 kontrollet e kryera në prodhim, 56 në qarkullim, 121 kontrolle në objekte hotelierike dhe pesë në objekte të furnizimit me ujë, janë evidentuar lëshime të vogla që i përkasin librezave jo të vërtetuara sanitare, mbajtjes joadekuate të regjistrave dhe masave të pazbatuara për dezinsektim dhe dezinfektim. Për mospërputhjet e konstatuara janë shqiptuar katër masa për edukim dhe janë lëshuar tre vendime për eliminimin e mospërputhjeve.

Drejtori theksoi se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dhe janë të orientuara drejt zbatimit të rregullave për Prodhim të mirë dhe praktikë higjienike në objektet, higjienën personale të punonjësve, kontrollimin nëse kryhen kontrolle të rregullta sanitare në përputhje me Ligjin për siguri të ushqimit, siç është higjiena gjatë manipulimit dhe përgatitjes së ushqimit, gjatë transportit dhe shpërndarjes, nëse respektohet regjimi i temperaturës gjatë ruajtjes dhe transportit-shpërndarjes.

“Kontrolle kryhen edhe në higjienën e mjeteve të transportit, materialeve që bien në kontakt me ushqimin, etiketimin e produkteve,afatin e përdorimit, ruajtjen, si dhe nëse kryhet pastrimi i rregullt dhe nëse bëhet dezinfektimi i përforcuar dhe i shpeshtë në ambientet, mjetet e transportit dhe pajisjet për transportimin e ushqimit për përdorime të shumëfishta, në përputhje me rekomandimet e Qeverisë”, thekson Atanasov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat