12 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, Zekiri tregon masat e ndërmarra për shpëtimin ekonomisë

Maqedonia

12 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, Zekiri tregon masat e ndërmarra për shpëtimin ekonomisë

Më: 24 mars 2020 Në ora: 16:42
Muhamed Zekiri

Në Maqedoninë Veriore vetëm gjatë ditës së martë janë diagnostikuar 12 persona të infektuar me virusin COVID-19, duke e dërguar numrin në 146 persona të diagnostikuar me këtë virus.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, i cili deklaroi se sot është një numër më i vogël i të prekurve me këtë virus krahasuar me një ditë më herët, kur ishin regjistruar 22 persona.

Në një intervistë për KosovaPress, Zekiri ka folur edhe për masat që Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë në luftën kundër virusit COVID-19.

Zekiri: Sot janë identifikuar edhe 12 persona të ri me COVID-19

“Sot janë identifikuar edhe 12 persona të ri me COVID-19, kështu që numri ka arritur në 146 persona të infektuar, pjesa më e madhe e tyre mbi 80 janë në qytetin e Shkupit, pastaj është qyt eti i Dibrës me 36 persona, janë të përfshirë edhe qyteti i Kumanovës, Ohrit dhe Gostivarit, si qytete ku janë paraqitur rastet të COVID-19. Deri tani një person është lëshuar në shtëpi, pasi është mjekuar tërësisht, kemi dy raste të vdekjes që janë shënuar. Është pozitive sepse krahasuar me ditën e djeshme kemi shënuar regjistrimin më pak të personave të infektuar, dje kishim 22 persona, sot kemi 12 persona”, tha ai.

Ai bëri të ditur se tashme dy ditë në këtë shtet është duke u aplikuar ora policore, si masë që e kanë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

Zekiri tha se deri më tani qytetarët e Maqedonisë Veriore janë duke e respektuar masën e ndërmarrë.

Zekiri: Ka dy ditë që aplikohet ora policore

“Ka dy ditë që aplikohet ora policore, duke filluar nga ora 21 e natës deri në orën 5 të mëngjesit dhe prej d je, gjegjësisht prej sot është kufizuar lëvizja e personave të moshuar nga 67 vjeç e më lartë dhe ata kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në qytet nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 11 e ditës, pjesën tjetër duhet të qëndrojnë në shtëpi. Të rinjtë deri në 18 vjet nuk guxojnë të lëvizin nga ora 21 e natës deri në orën 12 të ditës. Këto janë disa nga masat më të rrepta që i ka marrë shteti, pasi që ne gjendemi edhe në gjendje të jashtëzakonshme që e ka shpallur presidenti i shtetit”, tha ai.

Autoritetet maqedonase, sipas tij janë duke u marrë dhe me sukses janë duke ia dal në gjurmimin e personave që kanë pasur kontakt me personat e diagnostikuar me COVID-19. Të gjithë të identifikuarit ai tha se janë në vetizolim. Të gjithë ata që nuk respektojnë masën e vetiziolimit, Zekiri tha se i kanë të parapara dënimet.

Ai për KosovaPress ka treguar edhe masat që i kanë ndërmarrë për t’i dal në ndi hmë sektorit privat në këtë periudhë ku shumica e bizneseve nuk janë duke funksionuar.

Një ndër masat, ai tha se pagë minimale për muajin prill dhe maj, e siguruar nga shteti për çdo punonjës të firmave private të prekura nga kriza.

Zekiri: 15 pika për të shpëtuar ekonominë e vendit

“Ne si parti bartëse e pushtetit para dy ditësh kemi shpallur një pako të masave që i kemi rekomanduar Qeverisë për ta miratuar. Janë diku 15 pika, ku parashihen detajisht të gjitha masat që duhet t’i ndërmarrë për të shpëtuar ekonominë e vendit. Pjesa më e madhe e tyre parashohin t’i ndihmohet bizneseve private, kompanive të mesme, po edhe atyre mikrobizneseve duke iu ndarë shteti rroga për çdo të punësuar në vlerën prej pagës minimale që e kemi këtu në Maqedoni 250 euro për çdo punëtorë. Mirëpo njëkohësisht ajo që ka hapur debat të madh këtu tek ne është propozimi i partisë tonë bartëse në pushtet që të ulen rrogat e nëpunësve shtetëror dhe funksionarëve të vendit, duke filluar nga kryeministri, ministra, deputetët që gjithashtu në dy muajt e ardhshëm të marrin rrogë minimale prej 250 euro dhe në këtë formë t’iu ndihmohet kompanive private që të mos largojnë nga puna punëtorët, duke pasur parasysh se gjendemi në një situatë shumë të vështirë”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat