Tre punonjës në MPB-në e Maqedonisë në mesin e të infektuarve me Covid-19

Maqedonia

Tre punonjës në MPB-në e Maqedonisë në mesin e të infektuarve me Covid-19

Më: 24 mars 2020 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev sot në televizionin Telma njoftoi se tre pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të infektuar me coronavirus.

“Njëri është polic në stacionin policor në Bit Pazar, i dyti është nga krim teknika dhe personi i tretë, është nga Departamenti për furnizime publike në MPB”, thotv Çulev.

Ministri njoftoi se punonjësit e MPB-së ndodhen në shërim dhe nuk janë persona të cilët punojnë në terren.

“Me të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit është biseduar dhe një pjesë e tyre po testohen dhe deri tani nuk është vërtetuar ndonjë për pozitiv”, thotë Çulev.

Ai shtoi se me vendim të gjithë janë në vetëizolim dhe sot në stacionin policor në Bit Pazar është dezinfektuar i gjithë stacioni policor dhe funksionon në mënyrë normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat