Tetovë, java e dytë pa ditë pazari

Maqedonia

Tetovë, java e dytë pa ditë pazari

Më: 25 mars 2020 Në ora: 12:14
Foto Ilustrim

Me vendim të shtabit të krizës së Tetovës edhe nesër, e enjte, nuk do të ketë ditë pazari, ndërsa objektet ku shiten pemë dhe perime do të mbyllen. Kjo është java e dytë me radhë që mbyllen tregjet në Tetovë me qëllim që të ulet rreziku nga grumbullimi i më shumë njerëzve dhe përhapja e virusit korona.

“T’i falënderoj qytetarët për mirëkuptimin për veprimet javën e kaluar. Vendimi është gjithashtu që këtë të enjte të mos organizohet ditë pazari dhe të gjitha tregjet do të mbyllen që të mos ketë grumbullim të madh të njerëzve në një vend për shkak të rrezikut nga virusi Kovid-19”, theksoi kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Tregu i gjelbër në Tetovë është objekt gjysmë i mbyllur. Përveç se në brendi të tezgave, në ditën e pazarit të enjteve dhe rreth objektit rritet numri i njerëzve të cilët shesin produkte bujqësore dhe blegtorale.

Frekuencë të madhe ka edhe te i a.q Tregu i Grave, i locuar para fillimit të rrugës drejtë Kodrës së Diellit. Edhe atje përgjatë tregut të rrethuar, të enjteve një numër i madh i shitësve në trotuaret dhe rrugët përreth vendosin tezga të improvizuara dhe ofrojnë produkte të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat