Duka: Në Dibër gjendja drejt stabilizimit

Maqedonia

Duka: Në Dibër gjendja drejt stabilizimit

Më: 25 mars 2020 Në ora: 12:57
Hekuran Duka

Ditët e fundit dukshëm është zvogëluar numri i personave me koronavirus dhe mund të vlerësojmë se situate është drejt stabilizimit. Këtë sot e deklaroi kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili tha se brenda dy ditëve të fundit, në Dibër është regjistruar vetëm një rast me virusin COVID-19. Sipas tij, numri i të izoluarve në Komunën e Dibrës është 199.

Gjatë 24 orëve të fundit në komunë tërësisht është respektuar ora policore dhe masat qeveritare që janë në fuqi dhe shtoi se bashkëpunimi mes Shtabit operativ dhe institucioneve kompetente që veprojnë në situatë kur Dibra është në nivel. Ai apeloi tek qytetarët të vazhdojnë të respektojnë vendimet dhe urdhrat e institucioneve. Po ashtu, sipas tij, duhet respektuar edhe rekomandimin e Ministrisë për Shëndetësi, që ata të cilët kanë simptoma të koronavirusit, të paraqiten për testim vetëm nëpërmjet mjekëve amë.

Duke dhënë nota pozitive për aktivitetin e punëtorëve të ndërmarrjes komunale “Standardi”, të cilët në këtë periudhë japin një kontribut maksimal për mirëmbajtjen e higjienës publike, Duka apeloi tek dibranët që të paguajnë në rregull faturat për ujë dhe mirëmbajtje të higjienës në adresë të ndërmarrjes komunale.

Nga ana tjetër, shoqatat qeveritare që kanë marrë përsipër në konsultim me Komunën Dibër të shpërndajnë ndihmat në ushqime që në kontinuitet vijnë në Dibër, edhe sot kanë vazhduar shtëpi në shtëpi të rasteve sociale të ndajnë ndihma. Dritan Lleshi nga shoqata “1 dollar për Dibrën” na deklaroi se ndihmat ndahen tek familjet që janë në rrezik sociale dhe ata përbëhen nga mielli, vaji, sheqeri, dhe artikuj të tjerë primar ushqimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat