Me para evropiane, Maqedonia siguron mbi 50 respirator - Bota Sot
Me para evropiane, Maqedonia siguron mbi 50 respirator

Maqedonia

Me para evropiane, Maqedonia siguron mbi 50 respirator

Më: 26 mars 2020 Në ora: 12:30
Bujar Osmani

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani përmes një konference për shtyp informoi se Maqedonia ka siguruar 50 respiratorë të rinj.

“Me para të ambasadës së Norvegjisë janë siguruar 25 makina të frymëmarrjes për nevojat e Klinikës Infektive”, tha Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Ai tha se pajisjet aktualisht janë në depo në Turqi dhe detajet e transportit të tyre po diskutohen për shkak të trafikut të vështirë rrugor.

“Me mjete të BE-së janë blerë edhe 30 respirator shtesë nga Kina, por për momentin po bisedohet për mënyrën e transportit në vendin tonë”, tha Osmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat