Gjendet bombë e pashpërthyer para burgut të Tetovës

Maqedonia

Gjendet bombë e pashpërthyer para burgut të Tetovës

Më: 26 mars 2020 Në ora: 12:49
Foto Ilustrim

Një i punësuar në Burgun Tetovës sot rreth orës 10:30 ka denoncuar se e ka gjetur një bombë të pashpërthyer para objektit.

Ai e ka vërejtur bombën, kur është parkuar para objektit të burgut

“I punësuari në institucionin ndëshkues-përmirësues ‘Tetovë’, ka denoncuar në SPB Tetovë se në afërsi të objektit ku punon, ku e ka parkuar makinën e tij ka vërejtur bombë të pashpërthyer, e cila besohet të jetë kashikara”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata shtojnë se zyrtarët policorë po kryejnë hetim, ndërsa janë thirrur edhe përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësiti për Antiterror pranë MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat