Oda e Kontabilistëve: Kërkojmë ndihmën e shtetit, rrënie e qarkullimit deri në 20 përqind

Maqedonia

Oda e Kontabilistëve: Kërkojmë ndihmën e shtetit, rrënie e qarkullimit deri në 20 përqind

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:10
Foto Ilustrim

Oda e Kontabilistëve në Maqedoni kërkon që Ministria e Financave dhe Qeveria sa më parë të shqyrtojnë gjendjen aktuale të kontabilistëve dhe t’i mbështesin ata në këtë gjendje.

Kontabilistët kërkon të paguhet taksë administrative për dokumentet e nevojshme për aplikimin në thirrjen për mbështetjen pa interes të firmave, të publikuar dje, ndërsa Banka zhvillimore t’i sigurojë në mënyrë elektronike, sipas detyrës zyrtare, të ulen shpenzimet plotësuese, koha dhe rreziku për shëndetin e kontabilistëve.

Oda e Kontabilistëve thekson se gjendja në këtë sektor po bëhet alarmante sepse një numër i madh i kompanive për të cilat po bëhen shërbime kontabiliste, paralajmërojnë mbylljen e bizneseve të tyre.

“Sipas të dhënave të deritanishme, për janar dhe shkurt është evidentuar rënie e qarkullimit mes 15 dhe 20 për qind, ndërsa deri më 11 mars ka kompani të cilat punojnë me punëtorë të larguar nga puna dhe të cilët shënojnë rënie të qarkullimit deri madje 40 për qind. Masa për mbështetje duhet të sillen menjëherë. Propozojmë prolongimin e afateve për dorëzim të raporteve tatimore dhe raporte të tjera 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, kthim të TVSH-së së paguar nga ana e shtetit të ulet prej 30 në 20 ditë, heqjen e detyrimit për pagesë së paradhënieve mujore të tatimit të fitimit, ndërsa fitim nëse ka ta paguajnë kompanitë rregullisht vitin e ardhshëm”.

“E njëjta të vlejë edhe për tatimin e të ardhurave personale për veprimtaritë e prekura për vitin 2020 me çka përmirësohet likuiditeti dhe sigurohet në fund të vitit -tatimin ta paguajnë në bazë të rezultatit real, i cili për shkak të pandemisë do të jetë më i ulët nga ai i vitit 2019, ndërsa i cili merret si bazë për llogaritje të paradhënieve”, theksoi kryetari i Odës, Dragan Mitkovski dhe bëri thirrje, ata që munden, para kohe të paguajnë tatim të fitimit.

Sipas tij, nevojitet edhe heqje e plotë e të gjitha pagesave të interesit, jo vetëm ulje të tyre, servisim të borxhit në bazë të të gjitha tatimeve në 12 muajt e ardhshëm pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Oda kërkon, gjatë sjelljes së masave, Qeveria dhe institucionet kompetente t’i kenë parasysh edhe kontabilistët të cilët bartin pjesën më të madhe të barrës në zbatimin e masave në praktikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat