Taravari: Situata në Gostivar mbahet nën kontroll - Bota Sot
Taravari: Situata në Gostivar mbahet nën kontroll

Maqedonia

Taravari: Situata në Gostivar mbahet nën kontroll

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbledhja e Shtabit të emergjencave në Gostivar informon se deri ditën e sotme në qytetin e Gostivarit janë testuar 25 persona, ku vetëm një person mbetet pozitiv me koronavirus, që u zbulua nga java e kaluar.

Siç informojnë nga komuna, kryetari Arben Taravari bëri të ditur se situata mbahet nën kontroll, dhe aktualisht nga pushteti lokal në Gostivar nuk zhvillohet asnjë aktivitet tjetër pos preventivës kundër Covid 19.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut sqaroi se deri tani kanë qenë të detyruar të mbyllin 12 objekte hotelerike të cilët e kanë shkelur detyrimin për të mos punuar deri sa kemi gjendje të jashtëzakonshme. Njëri objekt është mbyllur sot në mëngjes. Nga policia u tha se deri më tani janë arrestuar gjashtë persona për mos respektim të orës policore”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se në izolim ndodhen 116 banorë të Gostivarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat