Kontabilistët në Maqedoni kërkojnë që institucionet t’i mbrojnë gjatë gjendjes me coronavirusin

Maqedonia

Kontabilistët në Maqedoni kërkojnë që institucionet t’i mbrojnë gjatë gjendjes me coronavirusin

Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:22
Foto Ilustrim

Instituti i kontabilistëve në Maqedoni përmes një kumtese për media kërkon nga Ministria e Financave dhe Qeveria që ta shqyrtojnë urgjentisht situatën e kontabilistëve dhe t’i mbështesin në mënyrë që ta tejkalojnë këtë situatë.

Nga Instituti thonë se tashmë katër kontabilistë janë infektuar me Covid-19, ndërsa duan që të merren masa konkrete për veprimtarinë e tyre.

“Për shkak se Ligji për kontabilitetin dhe Statuti nuk rregullojnë në mënyrë specifike punën tonë në një gjendje të tillë të jashtëzakonshme, ne nuk jemi të përfshirë nga masat qeveritare si veprimtari”.

“Ju bëjmë thirrje edhe një herë të rishikoni rekomandimet e bëra dhe vendimin e Institutit që e kemi dorëzuar më 23.03.2020, për të cilin deri sot nuk ka përgjigje”, thuhet në njoftimin e Institutit të kontabilistëve.

Ndryshe, të anëtarësuar në Institut janë 11.014 anëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat