RDM heq dorë nga parat e shtetit

Maqedonia

RDM heq dorë nga parat e shtetit

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

Partia e Gjelbër Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë heq dorë nga fondet që partia pritet të marrë nga buxheti i shtetit këtë vit. Gjatë kësaj kohe të pandemisë së coronavirusit, çdo denarë shtesë është i çmuar për sistemin shëndetësor dhe tejkalimin e pasojave socio-ekonomike.

“Tani, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për solidaritet. Për RDM-në, mbrojtja e shëndetit, ruajtja e çdo vendi të punës dhe sigurimi i nevojave ekzistenciale të qytetarëve janë me përparësi më të lartë.

I përshëndesim përpjekjet dhe kontributet e disa ndërmarrjeve për këtë qëllim dhe kërkojmë që shembulli i tyre të ndiqet në solidaritet me të gjithë ata që nuk preken ndjeshëm nga efektet e pandemisë.Do të propozojë dekret me të cilën shfuqizohet financimi vjetor i partive.

RDM apelon operatorët e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, ngrohjes që të ulin tarifat për qytetarët, veçanërisht për kategoritë më të rrezikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat