Filipçe jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të pacientëve me coronavirus

Maqedonia

Filipçe jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të pacientëve me coronavirus

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:23
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp konfirmoi se sot ka 24 raste të reja me coronavirus.Ministri konfirmoi se sot janë regjistruar 24 raste të reja me coronavirus. Me këto raste, numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 201.

Në Klinikën Infektive është lëshuar një pacientë i cili ka qenë me dy teste negative ndërsa pritet tani të lëshohet edhe një paciente e cila po ashtu ka pasur dy teste me rezultate negative, me çka numri i të shtruarve nga coronavirusi shkon në tre persona.

Ministri informoi se pacientët me coronavirus janë në gjendje shëndetësore stabile.Filipçe kujtoi se Qeveria ka marrë masa për zvogëlimin e lëvizjes së njerëzve gjatë fundjavës prej orës 16:00 deri më 05:00 të mëngjesit.

Ministri tha se nga java e ardhshme do të zgjerohet testimi i njerëzve për coronavirus.Filipçe gjithashtu tha se respiratorët e rinj do të vijnë në fillim të muajit prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat