Shtetasit e huaj nuk u lejuan të largohen nga Dibra

Maqedonia

Shtetasit e huaj nuk u lejuan të largohen nga Dibra

Më: 27 mars 2020 Në ora: 11:30
Dibra

Më shumë se 114 qytetarëve nga qytete dhe vendbanime të tjera, si dhe shtetas të huaj që kanë ngelur në Dibër në kohën e shpalljes së krizës, së pari u ishte thënë se mund të largoheshin, por më pas u ndaluan në urën Boshkov dhe përsëri janë kthyer në hotel.

Nga Shtabi Operacional i Dibrës konfirmojnë se personat u kthyen sërish pasdite sepse kishin vetëm konfirmim nga epidemiologu se ishin të shëndetshëm, ndërsa nuk ishin testuar për coronavirus. Pika e kontrollit u tha që masa e qeverisë për testim duhet të respektohet, dhe jo vetëm karantina 14-ditore.

Kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili përndryshe kryeson Shatbin Komunalë, njoftoi se dje qytetarët e ngelur do të largohen menjëherë, ndërsa shtetasit e huaj do të largohen nga vendi sipas protokollit të përcaktuar.

Në hotelin Banjishte strehonte 114 persona nga disa qytete të vendit, kryesisht nga komunat Reka, Mavrovë dhe Rostush, si dhe nga Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Suedia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat