Ushtria e Maqedonisë së Veriut me gjuajtje me top artilerie shënon anëtarësimin në NATO

Maqedonia

Ushtria e Maqedonisë së Veriut me gjuajtje me top artilerie shënon anëtarësimin në NATO

Më: 27 mars 2020 Në ora: 20:48
NATO

Pjesëtarë e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut nga kazerma e Ilindenit kanë gjuajtur gjashtë topa artilerie për të shënuar në mënyrë simbolike anëtarësimin e plotë në NATO.

Aleanca Veri-Atlantike sot njoftoi se edhe zyrtarisht Maqedonia e Veriut është bërë anëtarja e 30-të e NATO-s.

Ndërsa ngritja solemne e flamurit të Maqedonisë së Veriut do të bëhet të hënën.

Pas zyrtarizimit të anëtarësimit në NATO, funksionarët ndërkombëtarë kanë shprehur urime për Maqedoninë e Veriut, në mesin e tyre edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat