Viktima e katërt nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 22 raste të reja - Bota Sot
Viktima e katërt nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 22 raste të reja

Maqedonia

Viktima e katërt nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 22 raste të reja

Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:52
Ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja me Coronavirus ë Maqedoninë e Veriut.  9 janë regjistruar në Shkup, 3 në Kumanovë, 3 në Strugë, 2 në Tetovë, 2 në Dibër, 2 në Prilep dhe 1 në Manastir.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente e moshës 66 vjeçare e rrethinës së Strugës. 

E ndjera dhe bashkëshorti i saj janë diagnostifikuar me koronavirus gjatë natës së mbrëmshme. Pacientja kishte sëmundje të zemrës dhe sëmundje kronike të mushkërive, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat