18 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

18 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 mars 2020 Në ora: 17:53
Ilustrim

Janë regjistruar edhe 18 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë konferencës se ministrit Venko Filipçe u regjistruan dy raste të reja me Covid-19, gjithsej 18 raste te reja Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut raportoi sot se 18 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit.

Gjatë konferencës për shtyp të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se janë regjistruar 16 raste të reja, por ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi edhe dy pacientë të tjerë pozitivë, të cilët do të regjistrohen në raportin e sotëm të Institutit.

Sipas qyteteve:

Shtip – 6, Shkupi – 3, Veles – 3, Struga – 2, Strumica – 1, Dibër – 1, Tetovë – 1, Gjevgjeli – 1 Kjo vendos numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 në 259 sot. Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në: -Shkup – 145 -Dibër – 46 -Kumanovë – 21 -Shtip – 14 -Prilep – 8 -Velesi – 6 -Tetovë – 5 -Strugë – 5 -Ohër – 3 -Kavadarci – 2 -Gostivar – 1 -Manastir – 1 -Gjevgjeli – 1 -Strumic – 1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat