Katër pacientë në gjendje kritike në Klinikën Infektive në Shkup

Maqedonia

Katër pacientë në gjendje kritike në Klinikën Infektive në Shkup

Më: 31 mars 2020 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se në Klinikën Infektive momentalisht po shërohen 54 pacientë dhe katër prej tyre janë në  gjendje kritike.

“Katër pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 20 të tjerë kanë nevojë për maska oksigjeni. Personave të tjerë nuk ju duhet oksigjen  shtesë nga maskat”, tha Filipçe.

Ai tha se që nga shpallja e epidemisë deri tani janë kryer 3.518 testime ndërsa ekipet mobile nga nesër nisin me punë në Shkup.

Filipçe në konferencë për shtyp tha njoftoi për dy vdekjet që ndodhën sot si dhe për 44 rastet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat