Ndalohet qarkullimi i kamionëve në Strazhë dhe rrugën Mavrovë-Dibër

Maqedonia

Ndalohet qarkullimi i kamionëve në Strazhë dhe rrugën Mavrovë-Dibër

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Reshje të mëdha të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Kulla, Krushevë, Kriva Pallank, Deve Bair dhe në Strazhë, Gjaveto dhe Preska.

Është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda në kalimin malor në Strazhë dhe në rrugën Mavrovë-Dibër, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët.

Nga LAMM thonë se të gjitha vendkalimet kufitare janë të mbyllura për dalje nga vendi për shtetasit e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat