Maqedoni: Këto janë qytetet në të cilët ka pika për testim për Covid-19

Maqedonia

Maqedoni: Këto janë qytetet në të cilët ka pika për testim për Covid-19

Më: 1 prill 2020 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se prej sot është vënë në funksion edhe një pikë për testim për coronavirus në poliklinikën “Mlin Ballkan”. Qytetarët e Shkupit mund të testohen në katër pika: Jane Sandanski, Çento, Çair dhe Mlin Ballkan.

Nga MSH thonë se me këtë pikë është dyfishuar kapaciteti për testim të pacientëve në Shkup.

Ndërsa nga java e kaluar në funksion janë edhe pikat në: Tetovë, Shtip, Strumicë, Prilep, Ohër, Kumanovë, Koçan, Manastir, Veles, Kavadar, Gjevgjeli dhe Strugë.

“Qytetarët në këto pika duhet të shkojnë pas terminit, e jo drejtpërdrejtë. Ata që kanë simptoma të Covid-19, por edhe ato pa simptoma duhet të paraqiten tek mjeku amë dhe saktësisht të përgjigjen në anketën epidemiologjike. Në bazë të anketës, mjeku amë vlerëson nëse është i nevojshëm testimi dhe cakton termin. Në këtë proces, të përfshirë janë afërsisht 1200 mjekë amë, të cilët përveç detektimit kanë detyrë edhe ndjekjen e pacientëve”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se deri në fund të javës do të lëshohen për punë edhe disa pika tjera për testim, që sipas MSH-së do të trefishohet kapaciteti për testim.

“Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët të japin përgjigje dhe informacione të sakta në anketën epidemiologjike, si dhe t’i respektojnë masat e organeve kompetente”, thonë nga MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat