Më shumë të prekur nga coronavirusi ka Shkupi, më pas vjen Kumanova

Maqedonia

Më shumë të prekur nga coronavirusi ka Shkupi, më pas vjen Kumanova

Më: 1 prill 2020 Në ora: 19:16
Ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, qyteti i Shkupit ka më së shumti të infektuar me coronavirus, përkatësisht me 183 të prekur, ndërsa pas kryeqytetit vjen Kumanova me 54 të sëmurë.

Dibra ndodhen në vendin e tretë me 47 të infektuar ndërsa më pas vjen Shtipi me 15 të sëmurë, Tetova me 13, dhe Prilepi me vetëm një rast më pak.

Në Strugë momentalisht ka nëntë të sëmurë, Velesi me gjashtë, Manastiri me katër. Ohri ka tre raste dhe Kavadari dhe Gjevgjelia me dy raste. Me nga një të sëmurë kanë qytetet e Gostivarit, Strumicës, Kriva Pallankës dhe Koçanit.

Lexo po ashtu:

25 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, pesë pacientë do të lëshohen nga spitali

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja, shtatë në Shkup dhe Kumanovë, pesë në Tetovë, dy në Prilep dhe Struga dhe me nga një në Gjevgjeli dhe Koçan.

Numri total i të prekurve me coronavirus në Maqedoni është 354 ndërsa 11 persona tashmë kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat