Spasovski: Nuk mund të gjithë të jenë të kënaqur nga masat ekonomike

Maqedonia

Spasovski: Nuk mund të gjithë të jenë të kënaqur nga masat ekonomike

Më: 2 prill 2020 Në ora: 09:08
Oliver Spasovski

Kryeministri teknik Oliver Spasovski, ka folur rreth masave ekonomike që ka ndërmarr qeveria në drejtim të zbutjes së krizës se shkaktuar nga coronavirusi.

Spasovski mes tjerash shprehet i vetëdijshëm se masat ekonomike nuk do të mirëpriten nga të gjithës. Ai tha se është i vetëdijshëm se në këtë drejtim do të ketë edhe pakënaqësi.

“Kur veç më flasim për masat ekonomike, unë gjatë miratimit të këtyre masave jam udhëhequr kryesisht nga propozimet që kemi marrë nga struktura të ndryshme në shtet. Dhe më së shumti nga ajo që kemi biseduar në Këshillin Ekonomik në Qeveri. Këshillin që e formuam për shqyrtim dhe miratim të zgjidhjeve më të mira të mundshme”.

“Tani, nëse më pyesni nëse kam pritur që të gjithë të jenë të kënaqur nga masat? Jo. Dhe asnjëherë nuk do pres. Gjithmonë do pres që dikush të jetë i pakënaqur nga diçka sepse në kohë krize, në fund të fundit ashtu edhe duhet të jetë. Unë kur flas për krizën, flas se secili prej nesh duhet të humbë diçka”, tha Oliver Spasovski në emisionin “Magazina Ekonomike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat