Donçev: Edhe klinikat private do të mund të bëjnë teste për coronavirus

Maqedonia

Donçev: Edhe klinikat private do të mund të bëjnë teste për coronavirus

Më: 2 prill 2020 Në ora: 11:15
Den Donçev

Drejtori i Fondit Shëndetësorë, Den Donçev vlerëson se pohimet e OBRM-PDUKM-së se qeveria përfiton nga testet e coronavirusit është “oportunizëm i pastër politik dhe marrëzi nga njerëzit që nuk e kuptojnë sistemin se si Fondi i paguan shërbimet”.

Në intervistë për “Utrinski Brifing”, Donçev tha se çmimin që e thekson OBRM-PDUKM nuk është çmimi i testit por aty përfshihen edhe materiale të tjera si dhe puna e dorës. Ky çmim, sipas Donçev, është vendosur në vitin 2013, që do të thotë se është trashëguar.

Ai tha se brenda dy ditëve klinikat private do të mund të kryejnë teste të nivelit molekular që përcaktojnë praninë e coronavirusit dhe të cilat i pranon Instituti për Shëndet Publik, sepse janë më të sofistikuara, me çka priten 600 teste të tilla çdo ditë.

Kostoja që Fondi do t’i paguajë klinikave private për këtë vaksinë do të jetë 3.600 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat