Një person nga Shkupi me coronavirus, nuk ka respektuar vetizolimin dhe është shëtitur nëpër Ohër

Maqedonia

Një person nga Shkupi me coronavirus, nuk ka respektuar vetizolimin dhe është shëtitur nëpër Ohër

Më: 2 prill 2020 Në ora: 11:59
Foto Ilustrim

Një person 44 vjeçar nga Shkupi, i cili ishte kthyer nga jashtë dhe ishte pozitiv me coronavirus në vend që të jetë në vetizolim të rreptë, shkoi në banesën e tij në Ohër dhe ka pranuar punëtorë për ti kryer shërbimet në shtëpi.

Ndaj tij është ngritur padi penale për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë periudhës së epidemisë”.

Sipas informacioneve të SPB-Ohër, D.A. (44) nga Shkupi, më 13 mars, kur mbërriti nga Austri në Maqedoninë e Veriut, nënshkroi një deklaratë të vetizolimit, të cilën e shkeli më 20 mars, kur shkoi në një shtëpi shëndetësore në Shkup me qëllim të kryente test për coronavirusin.

Pas konstatimit mjekësor se ishte pozitiv, ai nuk pranoi rekomandimet mjekësore për vetizolim të rreptë dhe shkoi në banesën e tij në Ohër. Pastaj, ai ka lëvizur pa doreza dhe maskë mbrojtëse, dhe më 23 mars ai kishte shkuar në hapësirat e një operatori pas së cilës në shtëpinë e tij ka pranuar punëtorët të cilët ia kanë kryer shërbimet e kontraktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat