Policia arreston personat përgjegjës nga Shtipi, të cilët sulmuan fizikisht një femër

Maqedonia

Policia arreston personat përgjegjës nga Shtipi, të cilët sulmuan fizikisht një femër

Më: 2 prill 2020 Në ora: 12:38
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se janë arrestuar dy persona nga Shtipi, të cilët e sulmuan fizikisht një femër, ndërsa pamjet i publikuan në rrjetet sociale.

Nga MPB thonë se personat janë identifikuar, ndërsa bëhet fjalë për S.A dhe P.R.

“Për ngjarjen konkrete dhe masat e marra janë njoftuar Prokuroria Themelore dhe Qendra kompetente për punë sociale. MPB i merr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në videon e publikuar në rrjetet sociale, dukeshin dy persona të cilët sulmonin fizikisht një grua. Ndërsa këto pamje të tmerrshme shkaktuan reagim të ashpër në opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat