30 raste të reja me coronavirus, gjithsej 384 të infektuar

Maqedonia

30 raste të reja me coronavirus, gjithsej 384 të infektuar

Më: 2 prill 2020 Në ora: 14:12
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të kaluara në Maqedoni janë regjistruar 30 raste të reja me coronavirus.

Me rastet e reja numri i përgjithshëm ka shkuar në 384 persona.

Sipas qyteteve, deri tani rastet janë regjistruar në:

Shkup – 195
Kumanovë – 62
Dibër – 47
Shtip – 15
Prilep – 21
Tetovë – 13
Strugë – 9
Veles – 6
Manastir – 4
Ohër – 3
Kavadar – 2
Gostivar – 1
Gjevgjeli – 2
Strumicë – 1
Kriva Pallankë – 2
Koçani – 1.

Gjatë natës së kaluar janë bërë 342 teste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat