Kapet edhe një rrëqebull në Mavrovë, peshon mbi 14 kilogramë

Maqedonia

Kapet edhe një rrëqebull në Mavrovë, peshon mbi 14 kilogramë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 18:06
Rrëqebull

Shoqëria ekologjike e Maqedonisë (MED) në bashkëpunim me Parkun Nacional – Mavrovë gjatë ditës së djeshme kapën edhe një rrëqebull në afërsi të fshatit Niçpur.

Bëhet fjalë për rrëqebull që peshkon 14.5 kilogramë me moshë 10 vjeçare.

Si të gjithë rreqëbullat e kapur deri tani, edhe ajo është e çipuar në mënyrë që të ndiqen lëvizjet e saj.

Alekandar Pavlov nga Programi për mbrojtjen e rrëqebullit të Ballkanit thotë se rrëqebulli i kapur është në gjendje të mirë.

Deri tani janë çipuar 10 rreqëbulla edhe atë gjashtë meshkuj dhe katër femra ndërsa sipas informacioneve, ka rreth 100 rreqëbulla që jetojnë nëpër pyjet e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat