Zaev: Momentalisht në mënyrë të suksesshme po menaxhojmë me coronavirusin

Maqedonia

Zaev: Momentalisht në mënyrë të suksesshme po menaxhojmë me coronavirusin

Më: 2 prill 2020 Në ora: 19:19
Zoran Zaev

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në televizionin Kanal 5 foli për gjendjen me coronavirusin në Maqedoni të Veriut.

Sipas tij, sistemi shëndetësor momentalisht mirë po menaxhon me virusin ngjitës.

“Momentalisht po menaxhojmë mirë me krizën. Për disa javë nëse ky numër tejkalon 760, nëse dyfishohen numrat, atëherë vijmë deri te faktor 1”, tha Zaev.

Ai beson se në mënyrë të suksesshme po zbatohet e gjithë puna me coronavirusin në Maqedoni dhe i vjen mirë që është kthyer besimi në institucione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat