Në Maqedoninë e Veriut arrin në 384 numri i të infektuarve

Maqedonia

Në Maqedoninë e Veriut arrin në 384 numri i të infektuarve

Më: 3 prill 2020 Në ora: 11:48
Ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut po përgatiten për zgjerimin e kapaciteteve për pranimin e personave të prekur nga koronavirusi, numri i të cilëve rritet nga 20 – 30 në ditë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve të enjten ka arritur në 384. Mjekët infektologë vlerësojnë se piku i COVID-19 në vend do të ndodhë në fund të muajit prill dhe në maj.

Autoritetet shëndetësore në Shkup po përgatisin një spital fushor ngjitur me Klinikën e sëmundjeve infektive në një kohë kur pandemia e koronavirusit po prek për çdo ditë nga mbi njëzet njerëz në Maqedoninë e Veriut. Mjekët vazhdojnë ta konsiderojnë këtë si një periudhë të ngritjes lineare të numrit të të infektuarve që nuk i shkakton ngarkesë sistemit shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat