Sonte nis loja shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’, do të ndahen 15 dhurata me nga 100 mijë denarë

Maqedonia

Sonte nis loja shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’, do të ndahen 15 dhurata me nga 100 mijë denarë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 10:39
TVSH

Gjatë ditës së sotme pas orës 19:30 por edhe pas edicionit të rregullt të Lotarisë së Maqedonisë, në televizionin ‘Kanal5’, do të nisë edicioni i katërt i lojës shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’.

Për këtë edicion janë paraparë 15 dhurata me nga 100 mijë denarë për të gjithë ata që kanë skanuar llogari fiskale përmes aplikacioni ‘TVSH-ja ime’.

Ndryshe nga Drejtoria për të Ardhura Publike njoftuan se pagesa për muajt janar, shkurt dhe mars do të bëhet gjatë muajit maj ndërsa qytetarëve do t’ju kthehen 5.59 milionë euro.

Gjithashtu më 18 mars u ndaj edhe tre milioni i parë në qytetin e Shtipit ndërsa në këtë lojë shpërblyese morën pjesë 216 mijë qytetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat