OEMVP për vendimin qeveritar për Kumanovën: Vendimi është sjellur shumë shpejt

Maqedonia

OEMVP për vendimin qeveritar për Kumanovën: Vendimi është sjellur shumë shpejt

Më: 4 prill 2020 Në ora: 12:27
OEMVP

Nga oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nëpërmjet një njoftimi thonë se si organizatë gjithmonë kanë tentuar të mbajnë në nivel bashkëpunimin me institucionet shtetërore.

“OEMVP-ja gjithmonë do të kontribuojë në krijimin e mjedisit sa më të volitshëm për bizneset në vend, andaj edhe në veprimet e shpejtuara dhe të gabuara të Qeverisë do të reagojë, siç ishte vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në Qytetin e Kumanovës edhe atë për të ndaluar qarkullimin e qytetarëve duke filluar nga dita e premte (03.04.2020) nga ora 21:00 deri ditën e hënë (06.04.2020) në orën 05:00”, shprehen nga OEMVP.

Sipas tyre ky vendim është i papranueshëm pasi është sjellur vetëm disa orë para se të fillojë kufizimi i lëvizjes së lirë nga ora 21 dhe ditën para se të fillojë fundjava dhe se qytetarët janë njoftuar vetëm disa orë më herët.“Kjo situatë shkakton huti dhe panik tek qytetarët e asaj zone, të cilët në mungesë të furnizimit me ushqim bazë mblidhen në turma njerëzish për të kryer furnizime të nevojshme. Kjo situatë rrit nivelin e rrezikut që të shpërndahet koronavirusi edhe më shumë, fakt që nuk është interes i askujt në këtë periudhë të pandemisë COVID19”, shprehen nga kjo organizatë.

OEMVP-ja ju bën apel  institucioneve përkatëse që çdo lloj vendimi i ngjashëm që do të merret, të njoftohen qytetarët së paku 48 orë para hyrjes në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat