OBRM-PDUKM kritikon pushtetin për menaxhimin me coronavirusin

Maqedonia

OBRM-PDUKM kritikon pushtetin për menaxhimin me coronavirusin

Më: 5 prill 2020 Në ora: 11:08
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “sistemi bie, ndërsa qytetarët paaftësinë e LSDM-së e paguajnë me jetën e tyre”.

“Menaxhimi i keq me krizën, çdo ditë ka më shumë viktima. Të gjithë jemi të rrezikuar. Të gjithë jemi në rrezikkk, ndërsa Zaev, Spasovski dhe Filipçe jetojnë në realitet parale dhe lavdërohen se si po performojnë”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se kjo Qeveri e paaftë e udhëhequr nga LSDM rezultuar me persona të infektuar dhe vdekje.

“Rritet numri i të infektuarve dhe personelit shëndetësor. 20% e personelit mjekësor janë infektuar në spitale”, shprehen nga OBRM-PDUKM duke shtuar se duhet që punëtorët shëndetësor të mbrohem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat