Maqedoni, sportistët dhe punëtorët e sportit do të marrin paga minimale për dy muaj

Maqedonia

Maqedoni, sportistët dhe punëtorët e sportit do të marrin paga minimale për dy muaj

Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:43
Foto Ilustrim

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, sot në një konferencë për media në Qeveri shpalosi pakon e masave me të cilën do të ndihmojë sportin.

“Javët e kaluara jemi përqendruar që të mbajmë sportin në normalitet gjatë kësaj pandemie. Është përcaktuar pagesa e ndihmës financiare për sportistët, punëtorët e sportit, dhe ajo do të paguhet në bazë të një kontrate pune të secilit që merret me sport. Kjo është një pagë minimale prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj, fonde të destinuara drejtpërdrejt për sportistët dhe punëtorët e sportit në mënyrë që të qëndrojnë në vendet e tyre në këtë situatë krize ”, tha Kaevski, i cili shpjegoi kushtet në të cilat klubet mund të kërkojnë këtë ndihmë.

“Klubet duhet të paraqesin një kërkesë në federatën kombëtare deri më 15 prill, dhe më pas federatat do t’i paraqesin kërkesat në ARS”, tha Kaevski, duke shtuar:

“Ne gjithashtu kemi krijuar një pako shtesë të masave që do të lehtësojnë punën dhe funksionimin e klubeve në këtë situatë të vështirë. Ndihmë do të marrin klubet që kanë të regjistruar të paktën 40 sportistë të rinj në sporte individuale, apo 80 sportistë të rinj në sportet në ekip. Pas përfundimit të kësaj pandemie, ARS, përveç kësaj mbështetjeje, do të financojë programet e sportistëve kryesorë individualë në sportet olimpike. ARS do t’i shpalos Qeverisë një propozim, 50% për të ulur çmimin e objekteve sportive. Në bashkëpunim me federatat, ne kemi propozuar të lirojmë klubet nga tarifa e regjistrimit që ata duhet të paguajnë deri në fund të këtij 2020 “, shtoi Kaevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat