Hekuran Duka: Janë marrë 22 mostra që nga dita e mërkurë, rezultate ka vetëm për dy persona

Maqedonia

Hekuran Duka: Janë marrë 22 mostra që nga dita e mërkurë, rezultate ka vetëm për dy persona

Më: 5 prill 2020 Në ora: 14:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, thotë se gjatë këtyre katër ditëve janë marrë 22 mostra për diagnostifikimin e virusit, dhe rezultat ka vetëm për dy persona.

“Nga 22 mostra të marra nga e mërkura deri më tani, kemi rezultat vetëm për dy dhe ata kanë rezultuar negativ”, tha Duka.

Ai tha se siguria në qytet është e mirë ndërsa në izolim shtëpiak ndodhen 98 persona.

Ai theksoi se mësimi online ka nisur të zbatohet në Dibër.

Duka thotë se epidemia ende s’ka përfunduar dhe se duhet të respektohen masat qeveritare dhe të qëndrojmë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat