Kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup

Maqedonia

Kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup

Më: 6 prill 2020 Në ora: 15:31
Klinika e sëmundje Infektive në Shkup

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor kreu kontroll të jashtëzakonshëm në Klinikën për Sëmundje Infektive me qëllim që të kontrollojë respektimin e protokolleve dhe rekomandimeve të përdorimit të pajisjeve mbrojtëse nga punëtorët shëndetësorë.

Gjatë kontrollit është konstatuar se këto rekomandime respektohen si dhe ka organizim të përshtatshëm dhe mirëmbajtje të objektit klinike.

Në raportin e inspektoratit theksohet se në klinikë janë hospitalizuar vetëm pacientë me infektim Covid-19 dhe për momentin ka 77 pacientë, prej të cilëve 11 janë në respiratorë dhe se ka ende respiratorë dhe shtretër të lirë.

“Hyrja në Repartin spitalor ka pajisjeje për dezinfektim, të cilat përdoren varësisht nga shërbimi që duhet t’i jepet pacientit”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat