Spitali “8 Shtatori” në funksion për ballafaqim me përhapjen e Covid-19

Maqedonia

Spitali “8 Shtatori” në funksion për ballafaqim me përhapjen e Covid-19

Më: 6 prill 2020 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Kapacitetet e Spitalit të përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” janë vënë në funksion për nevojat në ballafaqimin me përhapjen e infeksionit të coronavirusit Covid-19.

Siç kumtoi sot Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, spitali, i cili deri tani ishte destinuar për pacientë, që ishin të dyshimtë ose pozitiv të koronavirusit, ndërsa u nevojitej shërbim tjetër shëndetësor si intervenim – sallë kirurgjike ose angeografike dhe endoskopike, në bazë të rekomandimeve të Shtabit kryesor koordinues të krizave për ballafaqim me KOVID-19, në varësi të nevojave do të bëhet risistemimi i brendshëm i kapaciteteve materiale dhe personelit.

Në varësi të nevojave në spital do të bëhet riorganizimi i hapësirës dhe kuadrit, ndërsa përmes Qendrës Triazh pranohen pacientët.

Një e treta e kapaciteteve të spitalit, përkujtojnë në kumtesë, për momentin është destinuar për repart të karantinës me salla adekuate të operacionit dhe pajisje të domosdoshme për intervenime kirurgjike të pacientëve të dyshuar me Kovid-19.

“Në bazë të protokolleve të vendosura gjatë pranimit në spitalin “8 Shtatori” personat të cilët janë në gjendje të rrezikut për jetë, ata do të trajtohen si pozitiv me Kovid-19, pas së cilës menjëherë u bëhet intervenimi i nevojshëm dhe në mënyrë adekuate do të akomodohen. Pacientët, të cilët nuk janë në gjendje të rrezikut për jetë, ndërsa njëherit trajtohen si të dyshuar me Kovid-19, do të izolohen në spital deri në marrjen e rezultateve të testit të koronavirusit”, qëndron në kumtesë.

Nga “8 Shtatori” citojnë se me zgjuarsi e ndjekin gjendjen aktuale me përhapjen e Kovid-19 dhe spitali është i gatshëm të organizohet dhe në mënyrë adekuate të funksionojë sipas nevojave të pacientëve dhe situatës së shtruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat