Maqedoni, kur mund t’i shëtisni qentë gjatë orës policore

Maqedonia

Maqedoni, kur mund t’i shëtisni qentë gjatë orës policore

Më: 6 prill 2020 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Pronarët e kafshëve që i mbajnë qentë apo kafshët tjera në banesa mund t’i nxjerrin kafshët gjatë orës policore.

Sipas vendimit qeveritar, në seancën e 36-të, kafshët e tyre mund t’i nxjerrin 30 minuta nga ora 20:00 deri në ora 20:00.

Gjatë fundjavës do të lejohet t’i nxjerrin tre herë në ditë edhe atë në mëngjes prej orës 8 deri në ora 8:30, pasdite nga ora 15:00 deri në ora 15:30 dhe në mbrëmje nga ora 20:00 deri në ora 20:30.

Ata nuk duhet të largohen 100 metra nga objekti ku jetojnë dhe duhet të mbajnë distancën me personat tjerë dhe të mos grupohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat