Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup dhuron pajisje për ushtrinë për luftën ndaj coronavirusit

Maqedonia

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup dhuron pajisje për ushtrinë për luftën ndaj coronavirusit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:05
Foto Ilustrim

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup sot ka dhuruar pajisje për Ushtrinë e Maqedonisë, për përballje me coronavirusin.Ambasadorja britaneze në llogarin e saj në Twitter, Rachell Galloway, informon se në këto momente është e rëndësishme që të qëndrojmë bashkë.

“Patëm një takim virtual me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, për të diskutuar ngjarjet e fundit në lidhje me coronavirusin në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin tonë në mbrojtje në të ardhmen”, ka shkruar Galloway.

Ndërsa ministrja Sheqerinska shkroi se donacionin nga ambasada britanike e ka pranuar sekretari shtetëror Nikoliq.

“Sot në mëngjes në ministri kanë arritur donacione nga Britania, pajisje për mbrojtje dhe pompa për dezinfektim në një moment të rëndësishëm vendin tonë”, shkruan Sheqerinska.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme edhe shteti i Hungarisë dorëzoi donacione për luftën ndaj coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat